back to top
February, 14, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBashkëluftëtari i Adem Jasharit: Tubimi i Kurtit në Skenderaj është mungesë e...

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit: Tubimi i Kurtit në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Jakup Nura, ka reaguar pas tubimit të sontëm të Albin Kurtit në Skenderaj, duke thënë se në Skenderaj nuk ka “të ndershëm” e “të pandershëm”, këtu ka vetëm njerëz të mirë, njerëz që e vuajnë sot e kësaj dite luftën e fundit.

Ai ka thënë se tubimi politik i Albin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë në komunë tonë, dhe dëshmoi se gjuha e përdorur prej tij, ka qenë e papranuar në vitet e paraluftës, për cka ka marrë edhe rezultatin e merituar.

“Fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, që ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve, edhe pse kanë dëshmuar pathyeshmëri në çdo periudhë, me riktheu në atë kohë.” – shkruan Nura, i cili ishte njëri prej bashkëluftëtarëve më të afërt i komandantit legjendar Adem Jashari.

Postimi i plotë:

Në Skenderaj nuk ka “të ndershëm” e “të pandershëm”, këtu ka vetëm njerëz të mirë, njerëz që e vuajnë sot e kësaj dite luftën e fundit, dhe ka njerëz që irritohen kur dëgjojnë fjalor të viteve të 90-ta që na ka detyruar të bëjmë atë që i ka hije e për nder shqiptarit.

Tubimi politik i Albin Kurtit sonte në Skenderaj është mungesë e respektit ndaj tri viktimave të aksidentit që ndodhi mbrëmë në komunë tonë, dhe dëshmoi se gjuha e përdorur prej tij, ka qenë e papranuar në vitet e paraluftës, për cka ka marrë edhe rezultatin e merituar.

Andaj, fatkeqësisht sonte në Skenderaj, qasja e kryeministrit e Kosovës, plot urrejtje ndaj këtij rajoni dhe këtyre njerëzve, që ka për qëllim të krijojë përçarje mes shqiptarëve, edhe pse kanë dëshmuar pathyeshmëri në çdo periudhë, me riktheu në atë kohë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit