back to top
July, 6, 2024
spot_img
BallinaMusicBardhi dhe Sara tregojnë planet për dasmë

Bardhi dhe Sara tregojnë planet për dasmë

Dashuria është dritë e jetës. Ajo lind kudo, në tokë, në ajër, në ujë, nëm mendimet e bukura, në ato më të trishta, në pafundësinë e imagjinatës, në errësirë e në miliona drita. Dashuria lind në fjalë, në heshtje, në të gjitha lulet e botës, në ato hapësirat nga krijohet shpirti. Kështu, në të tilla oqeane mendimesh, lindi edhe një histori dashurie, ajo e Sarës dhe Bardhit.

Një stuhi mendimesh, fjalësh, përballjesh, sysh, përballje me të gjithë, për të gjithë, për dashurinë. Një takim i rastësishëm aty mes dhjetra kamerave, në po aq përballje sysh i bëri bashkë dy zemra, atë të Sarës dhe Bardhit. Tani kur kanë kaluar vetëm disa muaj, ata i bënë zemrat bashkë, e mes tyre rreh një zemër e madhe sa bota, ajo e bebushes së tyre. Nuk e dimë nëse ishte rastësia, fati, apo të dyja bashkë, por Sara dhe Bardhi kanë kaq shumë për të rrëfyer. Në një intervistë ekskluzive për “WHO”, mami Sara dhe babi Bardhi flasin për herë të parë për emocionet, dashurinë dhe planet. Ka dje, ka sot, por ka edhe përjetësi.

Si ka qenë kjo periudhë për ju të dy

Bardhi, ti si e përjetove gjithë boom-in mediatik pasi e ndërpreve aventurën tënde në “BBV3”, ishin reagime që i prisje, apo kishte edhe një lloj tronditjeje?

Sigurisht që jam tronditur paksa. Në bindjen time, as unë as Sara nuk bëmë asgjë të gabuar aty brenda. Ka pasur personazhe që kanë shkelur vijën e kuqe shumë më tepër se ne dhe nuk janë gjykuar kaq shumë. Megjithatë, siç e përmenda edhe më sipër, ishte urrejtje tërësisht e stimuluar nga persona të tjerë në media, me deklarata pa na njohur fare.

Sara, je komentuar pafund, si gjatë kohë që ishe brenda shtëpisë së “Big Brother”, por edhe jashtë saj, ishe përgatitur për një feedback të tillë?

Sigurisht. Unë isha “all in all” në atë lojë, ndaj dhe dukesha agresive, njësoj si loja ime. Nuk kurseja askënd për asgjë, ndonjëherë as partnerin tim, sepse kufijtë e mi ishin absolutë. Shqiptarët nuk janë mësuar me këtë gjë, janë mësuar me figurën e gruas së butë. Agresiviteti im në lojë është përkufizuar si “mashkullor” dhe “skandaloz”, kjo sepse kisha guximin e një burri kur shprehesha. E gjithë kjo ka qenë pasojë e të mos paturit frikë nga të vërtetat e mia dhe kush jam unë. Por ofendimet mbi moralin kanë qenë të tepërta dhe totalisht pavend. Unë kam qenë gjithë jetën një njeri privat, pa skandale dhe me punë të rregullt. Ende nuk e kuptoj shkeljen e kufijve të etikës. Do të mbetet absurde.

Formate të tilla, përveçse histori dashurie krijojnë edhe miqësi shumë të mira, ju me cilët nga ata që bashkëjetuat në BBV do ta ruani miqësinë edhe jashtë?

Pothuajse me të gjithë.

Keni pasur zhgënjime nga ndonjëri apo ndonjëra prej tyre dhe nëse po, duam emra?

Jo në fakt, të gjithë na kanë dalë siç e prisnim.

Rikthehemi te bebushi, Sara na trego nepset që ke pasur gjatë kësaj periudhe, ndonjë kështu që ia ka “nxirë” pak jetën edhe Bardhit, apo ka qenë periudhë e qetë?

Është një bebushe shumë e mirë. Më bën të qëndroj e shëndetshme sepse i pëlqejnë perimet, frutat, mishi dhe turshitë. Nuk i preferon ushqimet “fast food”, patatinat apo akulloret. Nepsi më i çuditshëm ka qenë birra, të cilën e zgjedhim pa alkool. Dhe për këtë kemi opsione.

Keni filluar bashkëjetesën, por si do të jetë jeta juaj së bashku pasi të vijë bebushja në jetë, në Shqipëri apo në Kosovë?

Jemi në Shqipëri dhe besoj se këtu do të rrimë edhe për disa kohë.

Si është marrëdhënia në çift, çfarë virtytesh keni vënë re te njëri-tjetrit gjatë këtyre muajve?

Sara: Bardhi është shumë i gjendur për çdo punë dhe gjithçka që kam nevojë. Nuk përton kurrë në familje.

Bardhi: Sara gatuan shumë. Më bën përshtypje se kalon shumë kohë në shtëpi pa u mërzitur. Gjen gjithmonë diçka për të bërë dhe është shumë kreative. Përkushtimi i saj për familjen më ka habitur. Ma thoshte në Big Brother këtë gjë, por nuk e besoja kaq shumë.

Bardhi, 5 gjërat që të pëlqejnë më së shumti te Sara?

Bardhi: Është vajza më e bukur në botë pa make-up. Nuk kam koment për zemrën e saj të butë, sidomos për familjen. Gatiiiimet, kujdesi ndaj meje, është e vëmendshme ndaj çdo detaji. Karakteri luftarak më çmend. Ka një drejtësi që nuk e kam parë askund, nëse e vret diçka e adreson menjëherë, pavarësisht kundër kujt po lufton.

Sara, po 5 gjërat që të pëlqejnë te Bardhi?

Sara: Është jashtë mase i butë kur do dikë. Harroje se mund të të lëndojë, është parim që e ka. Përkushtimi ndaj familjen që po krijon. Kujdeset për mua dhe bebin në mënyrë fantastike. E adhuron nënën dhe motrën e tij. Kjo më siguron një të ardhme mua dhe vajzës, që do të na dojë shumë. Është tmerrësisht punëtor. Nuk ndien lodhje kur vjen puna te profesioni. Nuk fal kollaj,më kënaq shpirtin se tregon se ka karakter.

Sara si ndihesh si nuse në familjen e Bardhit, si janë marrëdhëniet me ta?

Janë shumë të mira. Me Afërditën dhe nënën e Bardhit flas thuajse çdo ditë. Unë i thërras hala dhe nani. Me babain e Bardhit shkëmbejmë video më së shumti. Ai nga mjedisi i punës që na përshëndet dhe ne nga kontrollet e bebit. Me Petritin shkëmbejmë meme si të ishte vëllai im. Ata janë larg dhe telefoni është mjeti kryesor si të mbajmë marrëdhënien.

Vera do të jetë me koncerte për ty Bardhi, apo do të kemi edhe pushime familjare tani në plane?

Puna është e para tani që edhe bebushja po na bashkohet. E ndiej përgjegjësinë shumë më tepër. Pushime besoj do të kemi në shtator.

Sara ti ke marrë edhe propozimin për martesë, dasmën kur do ta kemi, e keni menduar?

Kemi menduar diçka ku edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjshme. Mundësisht të na sjellë unazat. Ende nuk jemi të qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë.

Një mesazh për bebushen tuaj që kur të rritet, pas shumë vitesh të lexojë intervistën e mamit dhe babit, të shohë edhe një këshillë prej tyre?

Bardhi: Çika e babit, të lutem mbaroje shkollën, bëhu e zonja e vetes, edhe kurrë mos lakmo atë që nuk të përket ty.

Sara: Dritë, ti je shumë më e forte ngase të thonë ty gjatë jetës. Shiko pak brenda zemrës dhe e gjen. Mos kurse asgjë dhe askënd që ta bën ty jetën të vështirë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit