back to top
December, 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBajqinovci reagon pas djegies së villës së tij: Dyshohet se është zjarrvënie

Bajqinovci reagon pas djegies së villës së tij: Dyshohet se është zjarrvënie

Share

Deputetit i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas djegies së e villës së tij e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, shkruan Gazeta Demos.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajqinovci ka thënë se janë gjetur edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe sipas tij, dyshohet se është zjarrvënie.

Ai ka kërkuar që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt.

“Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës”.

“Rreth 5 orë me hetime intenzive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intenzive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt”, ka shkruar tutje Bajqinovci.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit