back to top
July, 12, 2025
spot_img
BallinaLajme“Babai më ka rrahur me kabëll”, deklarata tronditëse e Naim Murselit para...

“Babai më ka rrahur me kabëll”, deklarata tronditëse e Naim Murselit para mjekëve të psikiatrisë

- Advertisement -

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar vlerësimin psikiatrik ndaj Naim Murselit, i cili po akuzohet për organizimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sipas dokumentit që e posedon GazetaDemos, Murseli nuk ka ndonjë sëmundje ose çrregullim mendor, ashtu siç dyshonte mbrojtja e tij.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raport.

Në po të njëjti përshkruhet shumççka rreth Murselit, teksa detaje të reja zbulohen edhe për fëmijërinë e tij, ku thuhet se ka përjetuar dhunë fizike ndaj babait.

“Sipas z.Murselit, fëmijëria e tij ka qenë e keqe, ka përjetuar dhunë nga i ati i cili disa herë thotë se më ka mbyllur në shpajz dhe si djali i parë në familje nuk ka qenë i privilegjuar, përkundrazi ai shton: “babai më ka rrahur disa herë me kabëll, BABA ka qenë i dhunshëm, motra e madhe ka ikur nga shtëpia në moshën 15 vjeçe pastaj ka shkuar në strehimore/social dhe me 18 vjet është martuar me suedez”.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -