back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiBabai i Faton Hajrizit flet pasi dyshohet se djali i tij ka...

Babai i Faton Hajrizit flet pasi dyshohet se djali i tij ka vrarë një polic serb dhe një tjetër e ka plagosur

Një ekip i televizionit T7 ka qëndruar sot në Skenderaj tek prindërit e Faton Hajrizit, megjithatë këta s’kanë pranuar që të flasin para kamerës për ngjarjen e fundit dhe dyshimet se djali i tyre është përfshirë në vrasjen e një polici në Serbi dhe plagosjen e një tjetri.

Babai i Faton Hajrizit, prapa kamerës ka thënë se djali i tyre Artan Hajrizi ka kohë që gjendet në Gjermani dhe s’është kthyer në Kosovë prej vitesh, derisa shton se Faton Hajrizi ka shkuar në Gjermani dhe ia ka vjedhur vllait të tij dokumentacionet.

“Ai tjetri djalë është në gjermani, ky ka shku ia ka marrë pasaportën. Na e kem lajmëru ku e ke pasaportën, ai ia ka vjedhë”, ka thënë prapa kamerës babai i Faton Hajrizit.

Se ia ka vjedhur pasaportën ka thënë sot edhe vetë Artan Hajrizi, i cili edhe ka dëshmuar tek autoritetet gjermane, meqë dokumentacionet e tij të identifikimit janë gjetur në vendngjarje, ku dyshohet se Faton Harjizi ka vrarë policin serb dhe ka plagosur një tjetër në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Republika Srpskas në Bosnje Hercegovinë.

Ivica Daçiq lidhur me pretendimet për vjedhjen e dokumentave ka thënë se është “gënjeshtër”, meqë sipas tij, s’ka logjikë që Faton Harjizi pas shkuarjes në Gjermani të kthehet përsëri në Luginë të Preshevës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit