Dy moderatoret e njohura, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë qenë së fundmi të ftuara në “Dalina Shoëë”, ku ndanë shqetësimin e tyre për mënyrën e të folurit në televizione.
Aulona përmendi rastin e Beniadës, e cila nuk flet shumë mirë shqip.
“Për mua fakti që Beniada prezanton një emision mbasditeje kur nuk di të flasë shqip siç duhet, në televizion publik…”, tha Aulona.
“Në Televizionin publik shqiptar që është me rregullore, e shkruar që një nga kushtet kryesore është që të flasësh shqipe të rrjedhshme, të pastër, sepse është televizion i të gjithë shqiptarëve”, e pasoi Fatma.
Më pas ato u shprehën se pavarësisht kësaj është normale që moderatore si Beniada, Heidi apo Loredana nuk e flasin shumë mirë gjuhën shqipe pasi kanë lindur dhe rritur jashtë.
Pas kësaj erdhi reagimi i Beniadës, e cila u shpreh nëpërmjet një videoje në Instastory: “Si është ajo shprehja… qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Aulona me një postim në Instagram.
“Pra ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, tek radio, televizioni, online, etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte! Xhelozi? Seriozisht dmth? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë”, ka shkruar Aulona duke qeshur.
