back to top
December, 10, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAudioincizimi, reagon Gërvalla: Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin;...

Audioincizimi, reagon Gërvalla: Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin; e kam përmendur AKI-në

Tashmë edhe më zë ka dalë implikimi i drejtpërdrejtë që drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, i ka bërë Agjencionit Kosovar për Inteligjencë (AKI) në lajmin e rremë ndaj Nacionales dhe Periskopit për gjoja të blera nga shteti serb.

“Në momentin kur ty të vjen (teksti i Slobodna Bosna-s) prej një agjencsioni shtetëror (AKI)…e kemi pranuar si të bazuar”, thotë Rilind Gërvalla, në një audioregjistrim që ka publikuar gazeta “Paparaci”.

Gërvalla e përfshin drejtpërsëdrejti AKI-në në dërgimin e këtij lajmi për botim në RTK, ku pa as edhe një referencë të vetme, fakt, dëshmi – mediumi “Slobodna Bosna” mbi bazën e një “bashkëbiseduesi nga Kosova” shkruante se Nacionale dhe Periskopi janë në shërbim të Serbisë.

Për krejt këtë çështje ka reaguar sot Rilind Gërvalla.

“Njerëz jemi dhe gabojmë, e si të mos gabohet kur thirresh nga një pjesë e Bordit, mbi katër herë brenda pak orësh, si para Prokurorisë, për një çështje që bazë ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qenë që të regjistrohet pa autorizim një deklarate e imja nën presion”, ka shkruar Gërvalla, transmeton Gazeta Sinjali.

Reagimi i plotë i Rilind Gërvallës pa ndërhyrje:

Po vazhdon të diskutohet edhe më tej emri im dhe gabimi që tashmë është përmirësuar sipas rekomandimeve te KPM-së për lajmin e Slobodna Bosnës.

Po e përsëris, AKI nuk ma ka përgatitë e as derguar lajmin, sepse ai ka qenë i botuar në një medium tjetër dhe nëpër mediume tjera që nga mëngjesi, pra ka qene lajm publik.

Unë krenohem për bashkëpunimin me organet e sigurisë dhe intelegjences dhe këtë e kam bërë që nga fillet e mia në RTK-së dhe do ta vazhdoj kontributin tim!

Presioni publik më ka detyruar që ta arsyetoj gabimin që e kam bërë duke përmendur AKI-në dhe kam kërkuar dhe ripërsëris kërkimfaljen.

Njerëz jemi dhe gabojmë, e si te mos gabohet kur thirresh nga nje pjese e Bordit, mbi kater here brenda pak oresh, si para Prokurorise, per nje ceshtje qe baze ka patur parimin e citimit, e tani e gjitha po del se ai presion mbi mua paska qene qe te regjistrohet pa autorizim nje deklarate e imja nen presion.

Keso lloj leshimesh qe i ka theksuar KPM, publikime te lajmeve te huazuara nga mediumet tjera ndodhin cdo ditë edhe ne mediumet e tjera, por nuk behen teme diskutimi me muaj te tere.

E kuptoj parafushaten e hershme, por mbi fushatat dhe partitë është ruajtja e vendit nga sulmet hibride qe ka bere dhe po i ben Serbia e Vucicit.

Uroj qe po si une ne rastet e mehershme qe i kam permendur ne pergjimin e paautorizuar, njejte edhe mediumet tjera do te bashkepunojne me organet e intelegjences, asnjehere per vete, gjithmone per te miren e atdheut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit