back to top
June, 19, 2025
spot_img
BallinaSportiAsistenti i Sylvinhos para përballjes me Serbinë: Secili do japë maksimumin, urojmë...

Asistenti i Sylvinhos para përballjes me Serbinë: Secili do japë maksimumin, urojmë të fitojmë

- Advertisement -

Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë që po zhvillohet në “Air Albania”, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka folur për mediat, duke shprehur optimizëm dhe besim te skuadra.

Në një prononcim për “TV Klan”, Bulku theksoi se trajneri Sylvinho ka përzgjedhur formacionin më të mirë të mundshëm për këtë sfidë të rëndësishme, ndërsa shtoi se të gjithë lojtarët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin.

“Trajneri ka menduar të hedhë formacionin më të mirë, por të gjithë çunat do japin më të mirën. Çdo formacion bëhet në bazë të ekipit që është përballë. Mendoj që do të jemi gjithë kohës në ekuilibër, mbështetja e tifozëve nuk duhet të na kushtëzojë, duhet të fitojmë ndeshjen,” u shpreh ai.

Bulku theksoi gjithashtu se pavarësisht emrave në fushë, të gjithë lojtarët janë të barabartë dhe të përkushtuar për fitoren. “Nuk kemi individë që bëjnë diferencën, uroj që të fitojmë ndeshjen,” përfundoi ai.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -