Asambleja Parlamentare e NATO-s i ndanë Presidentes Osmani Çmimin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Date:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar sot me Çmimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një vlerësim që nderon lidershipin, kontributin dhe angazhimin e grave që kanë avancuar paqen, sigurinë dhe demokracinë në vendet e tyre dhe në mbarë botën.

Duke e pranuar këtë çmim, Presidentja Osmani u shpreh se ky është “një nder i veçantë dhe një çmim që i dedikohet popullit të Kosovës, e në veçanti të gjitha grave të Kosovës, atyre që me guxim, dinjitet e dashuri ndihmuan ndërtimin e paqes dhe arritjen e lirisë sonë”.

“Paqja jonë është ndërtuar mbi sakrificën dhe guximin e tyre, ndërsa demokracia jonë është forcuar falë përkushtimit të grave që qëndruan të palëkundura në çdo hap të rrugëtimit tonë drejt lirisë e barazisë”, theksoi Presidentja Osmani.

Më tej Presidentja Osmani theksoi se vlerësimi nga Asambleja Parlamentare e NATO-s është edhe njohje për përpjekjet e Kosovës në avancimin e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përmes Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe Qendrës Rajonale të Ekselencës, që tashmë Presidenca e Republikës i ka shndërruar në platforma të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal e ndërkombëtar.

Ky çmim i lartë ndërkombëtar, përveç që vlerëson lidershipin e Presidentes Osmani, e vendos Kosovën ndër vendet model në botë për përfshirjen e grave në ndërtimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Presidentja Osmani është liderja e parë nga Evropa Juglindore që nderohet me këtë çmim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Dolce Responds After Rumors She Has a Child

During the time Dolce was part of the house...

Two people arrested, one attempted to take the driver’s license test in another person’s name

The Kosovo Police, through the Police Station in North...

The Turn of Mercury and the New Moon – What Meri Shehu predicts for this week’s horoscope

The astrological week that has just begun is expected...