Arsida i komunikoi mbrëmjen e djeshme G Banit se ka iniciuar një kallëzim penal ndaj tij për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se janë hedhur prej këngëtarit në adresë të saj.
Ajo kishte dy kërkesa për ta tërhequr kallëzimin penal, një që G Bani t’i kërkonte falje dhe një tjetër që ai të tërhiqej nga gara e BBV4.
G Bani i kërkoi falje, por nuk pranoi të largohej nga BBV4, kështu që i duhet të përballet në gjykatë me Arsidën.