Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Nobërgjan të Pejës, për pasojnë një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar.
Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, teksa Policia e Kosovës ka njoftuar se shoferi i njërës nga veturat e përfshirë në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Nobërgjan, Pejë 09.07.2025 – 12:55. Një mashkull kosovar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi i njërës nga njësitë e përfshira në aksident është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.




