back to top
September, 8, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniArrestohet në Mal të Zi biznesmeni kosovar Naser Ramaj, dyshohet se ka...

Arrestohet në Mal të Zi biznesmeni kosovar Naser Ramaj, dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit mbi 2 milionë euro

Është arrestuar në Mal të Zi biznesmeni nga Kosova Naser Ramaj, meqë dyshohet se ka shmangur taksat dhe me këtë ka dëmtuar buxhetin e shtetit për më shumë se 2 milionë euro, raporton mediumi malazez Vijesti.

“Zyrtarët policorë paraprakisht kanë bërë kallëzim penal kundër tij nën dyshimin se është shmangur nga tatimi si një nga pronarët e kompanisë ‘Alart Centar Budva’ dhe i ka shkaktuar buxhetit të Malit të Zi dëm material në vlerë të përgjithshme mbi 2 milionë euro”, thuhet në njoftim për media të policisë malazeze.

Ramaj, njihet për investimet e tij në ndërtimin e komplekseve banesore, madje në vitin 2017 ishte taksapaguesi më i madh dhe për këtë pati marrë edhe mirënjohje nga komuna e Budvës.

Ai shpesh herë ka qenë edhe në ballinat e gazetave malazeze si biznesmen serioz dhe i suksesshëm. Ramaj qenë edhe kryetar i klubit futbollistik “Feronikeli” nga Drenasi.

Biznesmeni i njohur ishte larguar në vitin 2021 nga ‘Industrialistët’ pas thuajse katër viteve qëndrim në postin e presidentit dhe donatorit kryesor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit