Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Dragash, i dyshuar për kryerjen e dy veprave penale: shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë afër mesnatës.
I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje është përleshur fizikisht me viktimën, gjithashtu mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, është gjetur dhe sekuestruar një armë, me të cilën dyshohet se i dyshuari ka shtënë në ajër. Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
