back to top
July, 9, 2025
spot_img
BallinaLajmeArrestohen dy persona që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

Arrestohen dy persona që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë

- Advertisement -

Policia e Rajonit të Prishtinës sot në Shipol të Mitrovicës së jugut ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale zjarrvënie.

Policia tha se rasti ka ndodhur me datë, 14.02.2025, në rrugën “Epiri” në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme nga zjarri.

“Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe operative të kryera nga hetuesit policorë të NjHP-së kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve;  F. S, 36 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe M.M, 28 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë”.

Personat e arrestuar me vendim mbi ndalimin, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po vazhdojnë veprimet e mëtejme të procesit hetimor.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -