back to top
February, 17, 2026
spot_img
BallinaLajmeArrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Daçiq: Mit’hat Lozhanit iu caktuan...

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Daçiq: Mit’hat Lozhanit iu caktuan 48 orë paraburgim, do të sillet në zyrën e Prokurorit Publik për krime lufte

- Advertisement -

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq, ka dhënë një version për arrestimin dhe ndalimin e Mit’hat Lozhani, i cili sipas OVL UÇK u ndalua atje veç pse iu gjet në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.

Daçiq ka deklaruar se autoritetet serbe “në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980) nga Peja, për shkak të dyshimit te bazuar se ai ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, sipas versionit të ministrit serb

“I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, tha Daçiq.

Bashkë me konfirmimin e Daçiq për arrestimit Lozhanit, MPB’ja serbe ka publikuar edhe disa fotografi si “prova” kundër Lozhanit.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -