Në një intervistë për “Prive Klan Kosova”, Armina Mevlani ndau një moment të veçantë, duke zbuluar dhuratën më të bukur dhe më të shtrenjtë që ka marrë, e cila i është dhuruar nga bashkëshorti i saj, Shkëlzen Berisha.
“Ka qenë një byzylyk vintage që unë e pashë dhe ai e ka blerë në fshehtësinë më të madhe dhe ma ka dhënë në përvjetor. Ishte një byzylyk i thjeshtë, por gjesti, mënyra sesi ai e bëri dhe fakti që mua më pëlqeu aq shumë dhe ai e fiksoi…“, është shprehur Armina.