Arjola Demiri ka ndezur thashethemet mbi statusin e saj sentimental me një postim të fundit në rrjetet sociale. Në një selfie të publikuar, ajo duket e kuruar dhe elegante, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është mungesa e një unaze në dorën e saj.
Ky detaj ka bërë që shumë fansa të spekulojnë nëse ajo është ende single apo ka zgjedhur të mos mbajë më unazë. Nuk është hera e parë që ndjekësit i kushtojnë rëndësi të tillë detajeve në postimet e saj, dhe komente të shumta kanë vërshuar mbi këtë çështje.

Pavarësisht spekulimeve, Arjola ende nuk ka reaguar mbi këtë detaj, duke e lënë publikun të hamendësojë, shkruan Kosovarja.
A është kjo një shenjë e qartë se ajo po shijon jetën si single, apo thjesht një zgjedhje e rastësishme? Koha do ta tregojë!