Avokati Arianit Koci pas dështimit të 44-të të konstituimit të Kuvendit, ka bërë thirrje për protestë masive, shkruan Demos. Nëse deri te dështimi i 50-të nuk konstituohet Kuvendi – të dielën, më 20 korrik, në ora 11:00, para Kuvendit të Kosovës, ju ftoj të protestojmë bashkë.
“Protesta do të jetë e qetë dhe paqësore, me një kërkesë të qartë:
Të funksionojnë institucionet. Të marrë fund bllokada.
Kjo çështje na përket të gjithëve.
Qytetaria aktive është e domosdoshme.
Si shenjë që e kam përkrahjen tuaj, më duhen të paktën 10.000 pëlqime në këtë postim.
Nëse nuk i kam – protestën e vazhdoj i vetëm.
P.S.
Sipas ligjit, protesta duhet të njoftohet paraprakisht në polici.
Prandaj, më duhet ta di me kohë:
A do të dal vetëm – apo bashkë me qytetarë të tjerë?”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë:
