back to top
January, 14, 2025
spot_img
BallinaShow BizzArbër Hajdari bën këtë veprim për banorin e BBVA

Arbër Hajdari bën këtë veprim për banorin e BBVA

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu, ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri te banesa e tij për të cilën tha se sa herë bie shi uji hyn brenda.

Pas këtij rrëfimi të ndjerë të banori të “Big Brother Vip 4”, Arbër Hajdari, ka shkuar në banesën e Klajdit në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Ai ka parë nga afër kushtet e banesës, me qëllim për të nisur në vijim punën për rikonstruktimin e plotë të saj.

Ka qenë vetë Arbri ai i cili ka publikuar këtë lajm të bukur në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka publikuar një video ku shihej në banesën e Klajdit dhe takoi nënën e këtij të fundit.

“Fuqia e vërtetë e njeriut nuk matet nga sa herë qëndron lart, por nga sa herë rrëzohet dhe përsëri gjen forcën për t’u ngritur”, shkruan ai.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit