Sikurse e dimë “Njerëz dhe fate” do të rikthehet me një pjesë të dytë, por kësaj radhe si film.
Sakaq i ftuar paraditen e sotme në “Shije Shtëpie” në TV Klan, Arben Derhemi ndau detaje rreth vazhdimit të historisë.
Ai sqaron se historia e personazheve do të kenë një rrjedhë logjike me serialin, por duke iu përshtatur kohës dhe aktualitetit.
“Domosdoshmërisht duke ardhur pas 20 vitesh, normalisht që personazhet nuk janë më ata që kanë qenë, as historitë nuk janë më ato që kanë qenë, as dëshirat e publikut nuk janë më ato që kanë qenë… Kështu që edhe filmi është zhvilluar në një anë pak më shumë aksion. Gjithsesi personazhet janë të mbetur në stanjacion në momentin e ikjes së “Njerëz dhe fate” dhe duke qenë që skenaristi bëri të mundur një volum të madh skenari për vazhdimësinë ne kemi zgjedhur gjërat më të mira të mundshme për publikun dhe për atë që ne mendojmë se për momentin është më e këndshme dhe ka më shumë kërkesë.
Plus që personazhet domosdoshmërisht do të vinin nga një rrjedhë dhe nuk mund të ketë alogjizma në vazhdimësi të personazheve dhe në vazhdimësi të roleve e karaktereve të tyre”, tha Derhemi.