Ana ka reaguar ashpër ndaj produksionit pasi ish i dashuri i saj u paraqit sot me një video në BBVK, ku tha se lidhja e tyre ishte e hapur kur ajo hyri në BBVK.
Ana tha se produksioni po mundohet ta njollosë.
“Këto janë lojëra të produksionit që u bënë padijeninë time, ai ka qenë i dashuri im kohë më parë dhe ka qenë lidhje e shkurtër. Produksioni po më njollos mua dhe ta kthej Kevinin kundër meje”, tha ajo.
Por, ajo bëri edhe një reagim tjetër, që e fshiu menjëherë.
Ajo ka publikuar bisedat me produksionin ku kishte kërkuar që sonte të i jepet mundësia të reagoj për atë se çfarë tha ish i dashuri.
Ndërsa kjo kërkesë e saj nuk u plotësua duke mos i dhënë hapësirë.