back to top
November, 4, 2024
spot_img
BallinaMusicAna Kallaku ka fjalët më të mira për vëllanë “Besi është shpatulla...

Ana Kallaku ka fjalët më të mira për vëllanë “Besi është shpatulla ku mbështetemi të gjithë”

Shpërndaje
Ana Kallaku, motra e Bes Kallakut shpesh ka flour për marrëdhënien e mirë që kanë motër e vëlla. E ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit, Ana përgatiti recetën e saj e teksa tregoi aftësitë e në kuzhinë, u ndal patjetër edhe te raporti me Besin.

Teksa është pyetur nga moderatorja se çfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.

“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.

Ndër të tjera ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë.


“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtetë shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diccka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin“, u shpreh Ana Kallaku.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit