Lajme të ëmbla vijnë nga dyshja e pandarë e Big Brother VIP Kosova 3. Ana Ejupi dhe Kevin Edmond, të cilët nisën romancën e tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë, po bëhen gati për rolin më të rëndësishëm të jetës së tyre: atë të prindërve.
Lajmi u raportua nga Demos, por tashmë është konfirmuar edhe nga burime ekskluzive të Prive.
Sipas këtyre burimeve, çifti është në qiellin e shtatë, ndonëse kanë tentuar ta mbajnë këtë gëzim larg vëmendjes publike.
“Është e vërtetë. Ana është në fillim të pritjes së ëmbël,” ka thënë një burim pranë situatës në kushte anonimiteti për Prive by Liberta Spahiu.

Mësohet se Ana ka preferuar ta mbajë këtë zhvillim tejet hermetik në këtë fazë të parë, por nuk ia ka dalë dot që t’i shpëtojë radarit të mediave rozë.
Ana dhe Kevini mbajnë një rekord të veçantë: ata janë çifti i vetëm nga sezoni i kaluar i BBVK që vazhdojnë të jenë bashkë. Që nga përfundimi i spektaklit, dyshja ka qenë tejet aktive në rrjete sociale, veçanërisht në TikTok, duke ndarë momente nga përditshmëria e tyre me ndjekësit.
Tani, fiks një vit nga kur nisi gjithçka mes tyre, ata i pret epiteti “mami dhe babi” së shpejti.

