back to top
December, 26, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniAmbasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane paralajmëron zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja e ShBA-së në Maqedoni të Veriut, Angela Aggeler, ka bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësi të reja për të vendosur sanksione edhe ndaj personave të tjerë të dyshuar për krim dhe korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Aggeler e bëri këtë paralajmërim të martën, një ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) njoftoi se ka vendosur ish-zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, dhe gjykatësin e Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

“Ka një sërë sanksionesh në dispozicion nga Qeveria amerikane, siç e dini. Ka sanksione të Thesarit. Ka sanksione të zgjeruara të mundshme për anëtarët e tjerë të familjes së atyre që janë emëruar. Pra, në këtë pikë, të gjitha ato shqyrtime janë ende në proces”, tha Aggeler gjatë një konference për shtyp në Shkup

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit