back to top
March, 12, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAmbasadori i Kosovës në NATO për vizitën e Rutte: Ditë historike, vizita...

Ambasadori i Kosovës në NATO për vizitën e Rutte: Ditë historike, vizita më e rëndësishme në vitet e fundit

Në orët e para të mëngjesit, shefi i NATO-s, Mark Rutte është nisur për në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur, ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj.

Ai ka publikuar fotografi në Facebook, të cilat tregojnë momentin e arritjes së aeroplanit brenda të cilit ishte Rutte, duke e quajtur edhe si “ditë historike”.

“Drejt Kosovës nën përkujdesjen e forcave ajrore të Italisë, Këshilli i Atlantikut të Veriut të NATO-s( NAC 32 Aleatët) dhe Partnerët, së bashku me strukturat më të larta drejtuese civile dhe ushtarake.

Vizita më e madhe dhe më e rëndësishme e NATO-s në vendin tonë në vitet e fundit.

Republika e Kosovës të gjithë Aleatëve dhe Partnerëve ju është mirënjohëse për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm për vendin tonë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për paqën, sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, tha ai.

Me rastin e ardhjes së tij në vendin tonë, policia ka bërë me dije se gjatë kësaj vizite do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë.

“Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës.

Shefi i NATO-s do të zhvillojë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin me të cilën do të mbajë edhe konferencë për media, dhe më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri, Albin Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit