Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi për takim me ambasadorin francez në vend, Oliver Guerot, me të cilin diskutuan për zgjedhjet e rregullta nacionale që mbahen më 9 shkurt.
“Kryesuesi Radoniqi e njoftoi ambasadorin Guérot për përgatitjet që aktualisht është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç është votimi përmes postës, emërimi i trupave zgjedhore, trajnimi i tyre si dhe përgatitjet tjera teknike”, u tha në njoftim.