back to top
December, 12, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga rajoniAli Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Ne nuk kërcënojmë, duam që dinjiteti ynë...

Ali Ahmeti para Gjykatës Kushtetuese: Ne nuk kërcënojmë, duam që dinjiteti ynë të mos poshtërohet

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mbajtur fjalim para Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se nuk kërcënojnë, por nuk do të lejojnë poshtërim të dinjitetit.

“Të punojmë të gjithë bashkë që paqja të avancohet, e jo të rrënohet. Do të doja që këtu të kishte edhe intelektual nga bashkëqytetarët maqedonas, si dhe popullatë. Ne asnjëherë nuk kemi kontestuar gjuhën dhe kulturën e tyre, çdo herë kemi tentuar t’i mbrojmë vlerat e tyre dhe tonat. Ne duam që vendi ynë të jetë në paqe, i integruar në BE, pa probleme me gjitha vendet fqinje dhe mirësi të përhershme me gjithë popujt e Ballkanit”.

“E kaluara sduhet harruar sepse me atë të kaluar kemi vuajtur të gjithë bashkërisht dhe sot sërish të ngritën çështje që janë mbyllur me një dokument dhe marrëveshje të dakorduar në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pra Marrëveshjen e Ohrit. Këtij dokumenti sa duhet t’i dalim zot ne, po aq duhet t’i dalin të gjitha institucionet në RMV, sepse i dha fund luftës dhe i hapi shtegun paqes e dialogut. Prandaj kujdes mos e rrezikon të ardhmen e të rinjve dhe të rejave, neve na duhet e ardhmja jo e kaluara, pasi e kaluara është e dhimbshme për të gjithë ne.

“Ne nuk kërcënojmë asnjë, duam lirinë tonë, duam që dinjiteti ynë të mos na poshtërohet. Duam që mos të bëhet patriotizëm me çështje të ndijshme dhe të bëhet fushatë me fjalor anti-shqiptar. I lus gjykatësit të mos marrin vendime të njëanshme dhe selektive, pasi nuk i bënë mirë demokracisë, as bashkëjetesës. Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i stabilitetit”, tha mes tjerash Ahmeti./Telegrafi Maqedoni

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit