back to top
July, 4, 2024
spot_img
BallinaMusic“Albania”, FSHF zbulon këngën që do të shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian...

“Albania”, FSHF zbulon këngën që do të shoqërojë kuqezinjtë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik lajmin e daljes së këngës zyrtare që do të shoqërojë kuqezinjtë në aventurën e tyre në kampionati Europian “Gjermani 2024”.

Kënga e titulluar “Albania” do të këndohet nga Capital T dhe do të bëhet bëhet publike në 30 maj.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFederataShqiptareeFutbollit%2Fposts%2Fpfbid0yWyZppVQxFbFzvww7XfsGvFgQc9S3azSvVhQxV1pB6btUq12344v9ZLJ5RBBHgcJl&show_text=true&width=500&is_preview=true
Postimi:

FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit