back to top
September, 17, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Elektrofiziologjisë të QKUK-së

Aktakuzë ndaj drejtorit të Kardiologjisë dhe shefit të Elektrofiziologjisë të QKUK-së

Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj Lulzim Kamberit, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë dhe Edmond Halitit, shef i shërbimit të Elektrostimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kamberi dhe Haliti, sipas aktakuzës, kanë kryer veprën – cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës.

Në aktakuzën e datës 31.05.2024 thuhet se Kamberi dhe Haliti në bashkëpunim dhe me vetëdije bënë veprime diskriminuese ndaj kardiologut Imri Jashari.

Sipas aktakuzës, pasi që Jashari ngriti një çështje në lidhje me një situatë eventuale të konfliktit të interesit, të pandehurit ia kufizuan të dëmtuarit të drejtën që të ushtrojë detyrën zyrtare.

Tutje në aktakuzë thuhet se Jashari kishte kontratë pune me përshkrim të detyrave, që të hyjë në sallë për implementimin e devicave.

Punëtorët shëndetësorë të Klinikës së Kardiologjisë së QKUK-së patën protestuar më 29.09.2023 për pakënaqësitë në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike.

Sipas njoftimit, kjo protestë kishte ardhur pasi sipas tyre, asnjë nga kërkesat që i kanë shprehur përmes peticionit të nënshkruar në korrik (2023) nuk janë plotësuar.

Punëtorët shëndetësorë të Kardiologjisë kërkonin shkarkimin e drejtorit të Klinikës, Lulzim Kamberi, sipas tyre për përkrahje të shkaktarit të dhunës në Klinikë, paaftësisë menaxheriale, diskriminimit në baza gjinor, rolit përçarës dhe ikjes nga përgjegjësia profesionale, raporton Kallxo.

Drejtori Lulzim Kamberi në një reagim më 30.09.2023 pati deklaruar se kërkesa e këtij grupi për ta “suspenduar dhunuesin dhe menaxhmentin që mbron dhunuesin”, është kërkesë mbi ligjin sepse, sipas tij, organet ligjore kanë thënë fjalën e tyre.

Ai pati shprehur lutje për institucionet e rendit, institucionet e tjera, OJQ, e më gjërë që t’i hulumtojnë pretendimet e këtij grupi për diskriminimin gjinor dhe të tjera pretendime.

Kamberi kishte shtuar se në rast se provohet vetëm tentativë nga ai, për këtë thotë se është i gatshëm të bartë përgjegjësitë morale, ligjore etj., dhe njëkohësisht në rast se nuk provohet një gjë e tillë, deklaron se do të kërkojë përgjegjësi për njollosësit dhe shpifësit imagjinativë.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit