Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Galicë të Vushtrrisë.

Si pasojë një person ka vdekur edhe shtatë të tjerë janë lënduar.
Nga spitali i Vushtrrisë detaje kanë dhënë lidhur me gjendjen e nxënësve.
Vjollca Bilalli, shefe e shërbimit emergjent në spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed”.
“Gjendja e nxënësve është përgjithësisht stabile. Një nxënëse është referuar për trajtim në Prishtinë, në QKUK, për shkak të lëndimeve pak më të rënda. Derisa të tjerët janë liruar, duke iu rekomanduar edhe konsultimin me mjekët dhe trajtimin e mëtutjeshëm”, tha Bilalli.
“Lëndimet e tyre ishin në duar, këmbë, kokë dhe fytyrë”, theksoi ajo.
Aksident i rëndë në Duboc të Vushtrrisë, dyshohet për një viktimë