Share
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur ditën e djeshme në Graqanicë, raporton GazetaDemos.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime trupore.
Kjo u konfirmua për GazetaDemos nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spitalin e Graqanicës”, ka thënë ajo.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku.