Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete tek Mensa e Studentëve në kryeqytet.


Bazuar në fotografinë nga vendi i ngjarjes, shihet se lëndime ka marrë motoçiklisti, i cili ka mbetur i shtrirë në tokë, por se nuk dihet për gjendjen e tij.


Gazeta Demos ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.