Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se të shtunën ka qëndruar në fshatin Selac.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri ka thënë se ka shikuar përgatitjet për ndërtimin e Parkut të Erës.
Tutje, ai ka shkruar:
“Për fund, duke u kthyer u ndala tek kroi i Selacit, dhe u ndjeva i lumtur të pi ujë nga ky burim.
Shala e Bajgorës do të zhvillohet! Kosova i ka borxh këtyre trojeve të Shalës!”.
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka njoftuar se të shtunën ka qëndruar në fshatin Selac.
Postimi i plotë:
• Sot, vizitova fshatin Selac, për të parë nga afër përgatitjet e para që po bëhen në këtë vend për ndërtimin e Parkut të Erës, ku do të prodhohet rrymë në një kapacitet prej 180 megavatëve. Poashtu, në këtë pjesë do të shtrihet rrjeti infrastrukturor në tërësi.
• Për fund, duke u kthyer u ndala tek kroi i Selacit, dhe u ndjeva i lumtur të pi ujë nga ky burim.
• Shala e Bajgorës do të zhvillohet! Kosova i ka borxh këtyre trojeve të Shalës!
AB