back to top
November, 20, 2025
spot_img
BallinaLajmeAbdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Njeri me apetit të pakufizuar për...

Abdixhiku krahason Kurtin me Don Kishotin: Njeri me apetit të pakufizuar për pushtet

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka quajtur deputetin Albin Kurti si njeri me apetit të pakufizuar për pushtet.

Abdixhiku ka lënë të nënkuptohet se nuk ka votë për Konjufcën përgjatë fjalimit të tij, shkruan Insajderi.

Pjesë nga fjalimi:

Don Kishoti, jo si figurë e letërsisë, por si një metaforë politike sepse, për fat të keq, shteti ynë ka një kohë që po udhëheqet jo nga arsyeja, por nga një realitet paralel, që sheh vetëm një njeri- Albin Kurtin. Don Kishoti është një nga personazhet më të famshme të letërsisë botërore, një figurë komplekse, idealiste, tragjike, shpeshherë thellësisht komike. Një figurë tragjiko-komike. Sikurse Don Kishoti i Sarvatesit edhe Albin Kurti i Vetëvendosjes zgjohet çdo mëngjes në një botë që e ka kriju vetë. Në atë botë, Albin Kurti i VV sheh dhe krijon kundërshtarë. Kundërshtarë që duan ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Të gjithë ne në këtë sallë në realitetin e Albin Kurtit Serbinë në Kosovë. Kundërshtarë që duan ta bllokojnë Kosovën, vendin tonë, vendin ku për dallim prej teje, ne i rrisim fëmijët tanë këtu. Pasurinë më të madhe që e kemi. Kundërshtarë të tjerë që punojnë ditë e natë që ky mos me pasë sukses.

Në vend se të përballet me realitetin e vendit, me ekonominë që është rëndu, me barren e madhe të familjeve tona, me izolimin që na i ka mbyllë dyrtë e po na e kthen Kosovën në vend të zymtë, me skandalet korruptive rreth rrethit të tij dhe familjarëve, ai ka zgjedhur të ndërtojë përballje të shpikura me mullinj të erës. Sepse temat që i prekin qytetarët tanë s’janë as qëllim as prioritet i tij. Ai që e ka brengë krizën nuk i shpenzon 15 ditë kot për të ardhur me rezultatin e njëjtë: Pa vota për shumicën.Ai që do kundërshtarë, që do skenë, që do mullinj të erës, sikurse Don Kishoti, pret tension, pret përplasje, pret konflikt. Sepse në ekzistencën tënde politike, Albin Kurti, nuk di dhe nuk do të jetojë pa kontrast politik. Sot po e shohim këtë ditë kështu: Një shfaqje teatrale jo për qëllim të zgjedhjeve të problemeve, por për material elektoral. Një njeri me apetit të pakufizuar për karrigen. /Insajderi.org/

Albin Kurti LDK Lumir abdixhiku

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -