Abazi: Draft-statuti i Asociacionit është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit dhe të aktivistëve të tjerëPasi Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një draft-statut lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, deputeti Haki Abazi ka thënë se kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit.
Abazi përmes një prononcimi për media ka thënë se kjo është shkelje po ashtu edhe mbi gjakun e aktivistëve të cilët kanë rënë mbi idealin që Kosova nuk do të pranojë “Zajednicë” për brenda rendit Kushtetues.
@ballkani.info “Pas ngulfatjes trevjeçare, dha shpirt Kuvendi”, Abazi shpall vdekjen e Kuvendit, hap edhe të “pame” #albinkurti #hakiabazi #kosovo #astritdehari ♬ original sound – Ballkani.info
“Kur e pa që Dora Bakoyannis, heroina e Vetëvendosjes nëpërmjet Francës dhe të tjerëve iu vendosi dhe një kusht tjetër të Asociacionit, tani e dërgon statutin e ‘Zajednicës’ në Kushtetuese. Kjo është shkelje mbi gjakun e Astrit Deharit, është shkelje mbi gjakun e të gjithë aktivistëve të cilët kanë rënë me idenë e idealin që Kosova nuk do të pranojë Zajednicë për brenda rendit Kushtetues”, ka thënë Abazi.
Ai tha se draft statuti i Friedrich Ebert është jashtëzakonisht i dëmshëm dhe rikonfirmon marrëveshjen 11 pikëshe.
Tutje Abazi tha se njerëz pa legjitimitet kanë vendosur se kur do të bëhet Asociacioni.
“Njerëz pa legjitimitet të cilët nuk e kanë marr votën e qytetarëve, por në kthina të errëta vendosin se kur do të bëhet Asociacioni, se kur duhet të falet toka e manastirit, se kur duhet të hyjë Kosova në negociata e në tensione përderisa me mijëra e qindra njerëz e kanë lënë Kosovën pikërisht për shkak të mungesës së prosperitetit dhe jetës normale në vend”, ka thënë ai.
Është mashtrim total i idesë së zgjedhjeve të parakohshme për ta manipuluar dhe nxjerrë energjinë për të mos u pa ideja që ky është duke e bërë ‘Zajednicën’. E patë sot në mëngjes që është duke e dërguar statutin e draftuar nga Friedrich Ebert që tregon qartazi se në çfarë niveli ka mbërri hipokrizia dhe manipulimi në formën e qeverisje”, ka thënë Abazi.