Mani Manardi, shoku i ngushtë i Fjolla Morinës, ka folur për banorën e BBVK 4, duke dhënë mendimin e tij rreth situatave dhe debateve të krijuara brenda shtëpisë.
I ftuar në emisionin “Big Talk”, Manardi u shpreh se Fjolla është një person shumë autentik dhe një element mjaft interesant për formatin, por tha se nuk i vjen mirë kur disa banorë, jo vetëm Shkurta, sipas tij, përdorin fatkeqësitë personale që u kanë ndodhur gjatë jetës për t’u justifikuar në situata të caktuara.
“Ajo është shumë autentike dhe një element shumë interesant për formatin. Fjolla është Fjolla. Ajo që më pengon është se jo vetëm Shkurta, por edhe disa banorë të tjerë, po i përdorin disa fatkeqësi që u kanë ndodhur gjatë jetës për t’u arsyetuar në disa raste”, tha Manardi.

