back to top
March, 11, 2025
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiA e ka tërhequr Bërnabiq letrën që i dërgoi BE-së në lidhje...

A e ka tërhequr Bërnabiq letrën që i dërgoi BE-së në lidhje me Kosovën?

Serbia’s Prime Minister Ana Brnabic attends a summit to support regional integration in the Western Balkans region in Sofia on December 7, 2017. / AFP PHOTO / Dimitar DILKOFF
Share
Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.

Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Bërnabiq.

Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se e ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit