back to top
December, 5, 2024
spot_img
BallinaSporti‘Kam bërë një gabim për të cilin marrë përgjegjësi’, Muslija kërkon falje...

‘Kam bërë një gabim për të cilin marrë përgjegjësi’, Muslija kërkon falje për daljen në klube nate

Mesfushori Florent Muslija ka kërkuar falje për largimin nga hoteli pa leje, mirëpo thotë se nuk ishin në klub nate ashtu siç u raportua

.

Muslija reagoi në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se shkuan thjesht në një darkë, por jo në klub nate siç spekulohej në mediat lokale.

Në anën tjetër, ai shtoi se ka kërkuar falje për veprimin e bërë te trajneri Franco Foda, si dhe bashkëlojtarët.

“Aktualisht ka shumë lajme dhe një incidenti në kombëtare. Disa pretendime janë të vërteta, disa të tjera jo”

“Para se gjithash: Kam bërë një gabim për të cilin, natyrisht, marrë përgjegjësinë. Dy ditë para ndeshjes së Nations League kundër Qipros kam lënë hotelin e ekipit pa leje. Megjithatë, nuk kam dalë për të festuar deri vonë në një klub, por për të shkuar në dark. Thjeshtë me dalë pak jashtë”.

“Pa dyshim: Kjo nuk ishte ideja më e mirë dhe më e zgjuar e jetës sime. Sepse sporti i skuadrës funksionon vetëm kur të gjithë ndjekin rregullat e përbashkëta, Unë nuk e kam bërë këtë dhe për këtë kam kërkuar falje tek trajneri dhe sigurisht edhe te bashkëlojtarët e mi”.

“Diçka e tillë nuk duhej të ndodhë. Dhe kush më njeh, e di që diçka e tillë nuk do të ndodhë më. I juaji Florent Muslija”, shkroi ai.

Kosova shënoi fitore ndaj Qipros dhe aktualisht ka tre pikë, tre më pak se lideri Rumania që na dha leksion në “Fadil Vokrri”.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit