Nedim Bajrami ka arritur marrëveshje me skuadrën e tij të re.
Bëhet fjalë për ekipin Rangers, të dytin më të mirin në ligën skoceze, shkruan Indeksonline.
Lajmin për transferin e Bajramit e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare po kalon nga italianët e Sassuolos te Rangers për 4 milionë euro, me një kontratë katër vjeçare.
Rrugëtimi i tij me Sassuolon përfundoi pas dy vitesh.