back to top
December, 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiAbazi: Më është kërkuar të heqë nga puna njerëz veç pse s’kanë...

Abazi: Më është kërkuar të heqë nga puna njerëz veç pse s’kanë qenë në vijën e Dejona Mihalit

Deputeti Haki Abazi ka deklaruar se i është kërkuar të largojë nga puna njerëz me arsyetimin se nuk kanë qenë në vijën e njëjtë me Dejona Mihalin.

Abazi, në “Five” të Dukagjinit, deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranojë assesi.

Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.

“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar, as nuk pranoj. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucioneve, por i kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazi.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit