back to top
December, 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeLajme nga vendiIshte i dënuar me 25 vite burg për vrasje: Ndërron jetë në...

Ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje: Ndërron jetë në QSUT “ i forti i Vlorës”

Fotaq Zaharia, i njohur ndryshe edhe si “i forti i Vlorës” ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë me dije nga Drejtoria e Burgjeve, ku thuhet se Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024, derisa ndërroi jetë.

Ai po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje.

NJOFTIMI:

Ndërron jetë në QSUT i dënuari Fotaq Zaharia

I dënuari Fotaq Zaharia, i lindur më 29 Maj 1960 në Vlorë, ka ndërruar jetë në orën 01:10 të datës 26 Gusht 2024 në Reanimacionin e QSUT. Zaharia ishte shtruar në spital me isuficencë respiratore dhe po trajtohej që prej datës 16 Gusht 2024.

I dënuari po vuante një dënim prej 25 vitesh për vrasje dhe ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Burgjeve më 22 Korrik 2024. Përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore kërkoi transferimin e tij në QSUT për kujdes të specializuar. Drejtuesit e Institucionit, Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) janë njoftuar për hapat e mëtejshëm procedural.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet familjes!

ARTIKUJ TË NGJASHËM

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË SHIKUARAT

Komentet e fundit