Qeveria mban sot mbledhjen e parë

Kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit, të enjten nga ora 10:00. 

“Mbahet mbledhja e parë e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.  

Në rend dite janë pesë marrëveshje ndërkombëtare dhe pika e gjashtë përfshin “të ndryshme”.

Rendi-i-dites

Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën ka votuar për formimin e Qeverisë Kurti 3. Për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me një kabinet me 19 ministri, kanë votuar 66 deputetë, 49 kanë votuar kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar. Seanca për formimin e Qeverisë është mbajtur pas seancës konstituive ku është inauguruar legjislatura e X-të e dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.

Na ndiqni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *