Lirohet mësimdhënësi i shkollës “Pavarësia” – iu caktua masë tjetër

6Shpërndaje 

Mësimdhënësi i përfshirë në incidentin e dhunës në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë është lënë i lirë nga paraburgimi.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Sipas kryeprokurorit, ndaj mësimdhënësit është propozuar një masë alternative, e cila e obligon atë që të paraqitet rregullisht në organet e rendit.

Të njëjtit i është ndërruar masa, duhet të lajmërohet në stacion policor”, deklaroi Gashi për Insajderin.
Gjithashtu, sa i përket nxënësit që shihet në pamjet e publikuara, kryeprokurori Gashi bëri të ditur se Prokuroria nuk ka hapur procedura hetimore për veprimet e tij që i kanë paraprirë ngjarjes.

Na ndiqni

Shkolla Pavarsia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *