back to top
February, 17, 2026
spot_img
BallinaShow BizzFrançeska Murati nis një kapitull të ri pas divorcit: I dashuri i...

Françeska Murati nis një kapitull të ri pas divorcit: I dashuri i ri e surprizon me dhurata luksoze

- Advertisement -

Shperndaje

Blogerja shqiptare Françeska Murati, e njohur per publikun per jeten e saj luksoze, duket se ka filluar një etapë të re në jetën personale pas ndarjes nga bashkëshorti. Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqet e buzëqeshur, me një buqetë të madhe trëndafilash pranë saj, duke lënë të kuptohet se një person i veçantë po i sjell gëzim dhe dhurata luksoze.

Blogerja, dikur ish-miss nuk ka zbuluar identitetin e partnerit të ri, por postimet e saj nënkuptojnë një fillim të ri sentimental. Gjatë eksperiencës televizive, Françeska ruajti gjithmonë privatësinë e jetës së saj familjare, por pas daljes nga formatet e njohura, vendosi të fillojë një jetë të re në Tiranë së bashku me djalin, Charlie.

Megjithëse nuk ka dhënë deklarata të drejtpërdrejta për marrëdhënien e re, dhuratat luksoze dhe vëmendja e publikut tregojnë se Françeska po shijon një periudhë të re lumturie personale./E.K

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -