Arrestohet 26-vjeçari në Prishtinë, ishte i dënuar me 3 vjet burgim për keqpërdorim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person i cili ishte i dënuar me tre vjet burgim për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 15 vjeç.

I dënuari është E.M., 26 vjeç.

“Personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale ‘Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç’. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka riafirmuar përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.

keqperdorim seksual Policia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *