Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother VIP Albania 2, është rikthyer në shtëpi dhe menjëherë ka sjellë ndryshime në atmosferë dhe dinamika mes banorëve.
Pasi hyri gjatë spektaklit, Rogerti u duk tejet i mërzitur nga prezenca e Luizit.
Luizi komentoi: “Kur vdes dikush, shkon, edhe merret i madhi Zot me të, ishalla në parajsë. Ata që i le këtu, vëllezërit, motrat, nëna, fëmijët, dashamirët, ata e vuajnë. Është e njëjta gjë si me ty, kur je budalla ti ke kryer punë, por vuajmë ne që të kemi këtu”.
I njohur për humorin dhe spontanitetin e tij, Luiz menjëherë ka sjellë energji të re dhe ka bërë që banorët të qeshin dhe të relaksohen.
Shumë prej tyre tashmë presin të shohin se si hyrja e fituesit do të ndikojë në lojë, strategji dhe marrëdhënie të reja brenda shtëpisë.
Sipas parashikimeve, prania e Luizit pritet të rrisë tensionet, por edhe të ketë momente argëtimit mes banorëve, duke sjellë një frymë të freskët në Big Brother VIP Albania.
https://www.tiktok.com/embed/v2/7604284123288718595?lang=en-GB&referrer=https%3A%2F%2Fwww.kosovarja-ks.com%2Fkur-je-budalla-ti-ke-kryer-pune-por-vuajme-ne-qe-te-kemi-ketu-luizi-fjaloset-me-rogertin-qe-ne-hyrje%2F%3Ffbclid%3DIwY2xjawP1VfRleHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAwzNTA2ODU1MzE3MjgAAR5bNvwroroqqYng_bAH3MUilLseXXM4r6iyzGvd0USDLC_5g03mdTDjDFBraQ_aem_9ImzxtEnQPgmfPxEX_UdOg

