back to top
February, 4, 2026
spot_img
BallinaLajmeMitrovica e Veriut fillon spastrimin e shqiptarëve nga komuna, 3 zyrtarë largohen...

Mitrovica e Veriut fillon spastrimin e shqiptarëve nga komuna, 3 zyrtarë largohen nga puna kundërligjshëm

- Advertisement -

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka filluar një fushatë të largimeve nga puna të personelit shqiptar në administratën komunale.

Me instalimin e pushtetit në këtë komunë, Lista Serbe ka filluar qërimin e hesave me zyrtarët shqiptarë që janë punësuar në vitin e kaluar përmes një procesi publik dhe transparent. Gazeta Nacionale ka siguruar tri vendime të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, për largimin nga puna të tre shqiptarëve.

Këto vendime po konsiderohen të paligjshme, meqenëse zyrtarët në fjalë ishin punësuar në Zyrën për Komunitete dhe Kthim sipas procedurave ligjore.

Ndonëse ata janë punësuar për një procesi të rregullt, në arsyetimin e vendimeve pretendohet se në procesin e rekrutimit të zyrtarëve në fjalë nuk janë respektuar procedurat ligjore.

Në vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për zyrtarin me iniciale T. K. thuhet se me punësimin e tij është cenuar përbërja e zyrës.

“Bazuar në Vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, me nr. protokolli 01-536-031, të datës 01.06.2023, është përcaktuar qartë se kjo zyrë përbëhet nga 7 (shtatë) zyrtarë, prej të cilëve 3 (tre) nga komuniteti shqiptar, 2 (dy) nga komuniteti boshnjak, 1 (një) nga komuniteti turk dhe 1 (një) nga komuniteti serb, si dhe se përgjegjësi i zyrës duhet të jetë nga komuniteti shqiptar, pra në rastin konkret është konstatuar paligjshmëria e aktit të emërimit për nëpunësin civil”, thuhet ne arsyetimin e vendimit.

Më tej, përmenden edhe pretendime tjera.

“Megjithatë, procesi i rekrutimit për këtë zyrë ka qenë jotransparent dhe në kundërshtim të hapur me legjislacionin në fuqi, pasi nuk është respektuar vendimi i lartcekur i Kuvendit Komunal, i cili përbën akt juridik obligativ për organet komunale”, thuhet në arsyetim.

Të njëjta arsyetime janë përmendur edhe në vendimet për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për dy zyrtarët tjerë, të cilët kanë iniciale A.S, dhe R.U.

- Advertisement -
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË SHIKUARAT

- Advertisment -