Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rural Tepelenë-Lopës, ku një furgon është përmbysur në kthesën drejt fshatit Salari.
Si pasojë e aksidetit ka ndërruar jetë shoferi Arjan Ç. teksa nuk dihet ende nëse brenda furgonit ka pasur pasagjerë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave.

