Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë pas një sherri mes adoleshentësh.
Për motive ende të paqarta, një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.
Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.