Osmani deklarohet për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Bahamasit për heqjen e vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot në Uashington D.C. është nënshkruar marrëveshja për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bahamas

Ajo ka theksuar se ky hap pason takimin dhe marrëveshjen me Kryeministrin e Bahamas, Philip E. Davis, pas njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në dhjetor.


Sipas Osmanit, kjo marrëveshje forcon partneritetin mes dy shteteve dhe i afron më shumë qytetarët e tyre.

Vjosa Osmani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *